Extranet home

Njoftim zyrtar mbi shfaqjen e kodit (YU) pranë emërtimit të Prishtinës

Publikuar nga

TIA në 20 Maj 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Duke vlerësuar ndjeshmërinë publike lidhur me shfaqjen e kodit (YU) pranë emërtimit të Prishtinës si destinacion në tabelën e fluturimeve reale në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), kompania dëshiron të bëjë me dije se:

Në një situatë emergjente në kushtet e mbylljes së Aeroportit të Prishtinës, në TIA ka patur trafik të devijuar dhe ulje të detyruar avionësh. Kodi që shoqëron destinacionin Prishtinë shfaqet automatikisht nga baza të dhënash të mbartura nga sisteme ndërkombëtare informacioni që nuk menaxhohen nga TIA.

TIA shpreh keqardhjen dhe do të donte të sillte në vëmendje, se çështje të tilla teknike të këtyre sistemeve ndërkombëtare të informacionit, nuk mundet dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të instrumentalizohen nga media apo individë për qëllime spekulative.

Mbetet fakti që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u vu tërësisht në dispozicion të pasagjerëve dhe avionëve të cilën bënë ulje të detyruar në TIA, në kushtet e një moti jo të favorshëm në Prishtinë, dhe kjo duhet vlerësuar.

Publikuar nga

TIA në 20 Maj 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Publikimet
më të fundit

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Fly from Tirana to Sofia with Gulliv Air. Starting From 62 Euro

Learn more

Air Albania

We bring you closer to Europe's most beloved destinations.

Learn more