Tirana International Airport
Rinas, Tirana, Albania
Ndani këtë informacion.
Tiranë, 10 maj 2023: Wizz Air, linja ajrore më e madhe e Shqipërisë dhe linja ajrore më e qëndrueshme për mjedisin në botë*, njofton sot zgjerimin e mëtejshëm nga Shqipëria, duke caktuar edhe një avion tjetër në bazën e saj në Tiranë. A321neo më i avancuar do të rrisë kapacitetin e linjës ajrore dhe do t'i japë një shtysë ekonomisë lokale. Kjo ardhje e re po mundëson nisjen e dy linjave direkte unike drejt Bremenit dhe Valencias, duke filluar nga dimri I 2023, si dhe rritje të frekuencës në dhjetë linja. Një tjetër rrugë unike për në Selanik do të nisë në gusht 2023. Biletat janë tashmë të disponueshme në wizzair.com ose në aplikacionin celular të Wizz Air.
Ardhja e një avioni tjetër në Tiranë do të rrisë bazën e Wizz Air në 11 avionë. Duke filluar nga sezoni dimëror i vitit 2023, pasagjerët do të mund të fluturojnë me Wizz Air nga Tirana në Bremen (Gjermani) dhe Valencia (Spanjë). Për më tepër, kapaciteti shtesë i lejon Wizz Air të rrisë frekuencën e fluturimeve nga baza e saj në Tiranë në Milano Malpensa, Bari, Venecia Treviso, Torino, Ancona (Itali), Bruksel Charleroi (Belgjikë), Athinë (Greqi), Paris Beauvais, Bazel-Mulhouse-Freiburg (Francë) dhe Baden-Baden (Gjermani).
Krahas këtij zgjerimi, kompania ka nisur një linjë tjetër nga Tirana në Selanik (Greqi), e cila do të jetë në dispozicion të pasagjerëve nga data 14 gusht 2023. Linja do të operohet katër herë në javë, të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën, me tarifa duke filluar nga 19.99 EURO.
Kjo lëvizje e çon numrin total të linjave ajrore nga Shqipëria në 56, duke përfshirë tre të reja të shpallura rishtazi. Vendimi për caktimin e avionëve të rinj në Tiranë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të linjës ajrore për të zgjeruar flutuimet e saj në Shqipëri. Duke shërbyer si një investim i rëndësishëm në ekonominë vendase, kjo ardhje e re do të krijojë dhjetëra vende të reja pune direkte dhe indirekte në vend, duke përfshirë pozicione për pilotët, ekuipazhin e kabinës dhe stafin e transportit tokësor, përveç mbi 300 njerëzve të punësuar tashmë drejtpërdrejt nga Wizz Air në Shqipëri. Për më tepër, rritja e kapaciteteve pritet të tërheqë më shumë vizitorë në Shqipëri, duke nxitur turizmin dhe duke krijuar mundësi të reja biznesi për kompanitë vendase.
"Ne jemi të emocionuar që po sjellim një avion tjetër në Tiranë dhe po luajmë një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë së aviacionit shqiptar. Caktimi i një avioni shtesë na lejon të forcojmë më tej ofertën tonë për pasagjerët shqiptarë, duke u dhënë atyre mundësi për të udhëtuar në 56 fluturime në 15 vende të Europës dhe më gjerë. Ne besojmë se investimi ynë do të ndihmojë për të sjellë më shumë vizitorë në këtë vend të bukur dhe për të krijuar mundësi të reja për bizneset dhe komunitetet në të gjithë rajonin”, - komenton Valeria Bragarenco, Corporate Communications Manager
Piervittorio Farabbi, Chief Operations Officer i Tirana International Airport, thotë: “Pas bashkëpunimit të gjerë me Wizz Air, kemi kënaqësinë të njoftojmë shtimin e një avioni të ri në flotën e linjës ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke e çuar numrin total të avionëve të stacionuar këtu në 11. Kjo shtesë e re jo vetëm përforcon partneritetin e fortë midis aeroportit tonë dhe Wizz Air, por gjithashtu tregon besimin e linjës ajrore në tregun shqiptar. Avioni i ri do të rrisë kapacitetin dhe linjat, duke ofruar më shumë mundësi për pasagjerët dhe duke mbështetur rritjen e turizmit dhe biznesit në rajon. Ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë më shumë opsione me kosto të ulët për pasagjerët tanë shqiptarë dhe presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin me Wizz Air."
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programing by codify.al