Pasagjerë dhe të ftuar

Kërkesa të veçanta

Publikuar nga

TIA në 23 Prill 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Informacion

Shërbime të veçanta mund të ofrohen për pasagjerët me aftësi të kufizuara, fëmijët që udhëtojnë vetëm (nga 6 deri në 12 vjeç), për ata që udhëtojnë me fëmijë dhe për pasagjerët që kanë të nevojshme një menu të veçantë. Ju lutem informoni kompaninë ajrore për kërkesat që keni përpara se të blini biletën ose jo më vonë se 3 ditë përpara se të udhëtoni.

Sipas legjislacionit evropian, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është përgjegjës për ofrimin e një ndihme të veçantë për personat me aftësi lëvizjeje të kufizuar. Megjithatë, ne kemi si qëllim të sigurojmë një nivel shërbimi, i cili i tejkalon udhëzimet e legjislacionit.

çfarë duhet bërë në këto raste: Njoftoni linjën tuaj ajrore

Nëse keni aftësi të kufizuara apo jeni duke përjetuar vështirësi në lëvizje, ju duhet të informoni linjat ajrore përkatëse për nevojat tuaja të veçanta në udhëtim, të paktën 48 orë përpara fluturimit. është e këshillueshme të jepet sa më shumë informacion për udhëtimin në të dy drejtimet: nisje dhe mbërritje; në këtë mënyrë ne mund t’ju sigurojmë që do të merrni ndihmën e kërkuar. Megjithatë, edhe në qoftë se njoftimi nuk është dhënë, ne përsëri do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për t’ju ardhur në ndihmë.

Klikoni ketu per te pare kontaktet e Kompanive Ajrore.

 

Në aeroport

Në aeroport ka parkim të dedikuar për njerëzit me aftësi të kufizuara përballë terminalit. Ju lutem telefononi stafin e aeroportit në +355 4 2381 800 dhe do t’ju ofrohet ndihmë nga personeli i ndihmës së shpejtë.

Ju lutemi gjithmonë mbani në dorë pasaportën tuaj dhe biletën apo fletën e imbarkimit në çdo kohë, kjo do t'ju ndihmojë të kaloni nëpërmjet aeroportit pa humbur kohë.

Në qoftë se ju nuk keni aftësi të kufizuara, por ende keni nevojë për ndihmë, ju lutem na kontaktoni. Telefononi në +355 4 2381 800 për të mësuar më shumë. Stafi i TIA-s do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar.

Publikuar nga

TIA në 23 Prill 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Publikimet
më të fundit

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Fly from Tirana to Sofia with Gulliv Air. Starting From 62 Euro

Learn more

Air Albania

We bring you closer to Europe's most beloved destinations.

Learn more