Publikime

GullivAir filloi sot fluturimin e ri Tiranë – Sofia

Publikuar nga

TIA në 22 Prill 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 2 Prill 2022 – GullivAir kompania ajrore Bullgare me seli në Sofie filloi sot fluturimin e ri midis Tiranës dhe Sofies. Operimi i këtij destinacioni do të jetë dy herë në javë dhe nga gjysma e muaji Maj katër herë në javë.

 

Fluturimet do të jenë të Hënën, të Mërkurën dhe të Shtunën.

 

“Shpreh përgëzimet e mia për Gullivari për operimin e destinacionit të tyre të ri dhe ne jemi shumë të lumtur që kemi këtë fluturim të ri drejt Sofies," u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit, Dr. Constantin von Alvensleben.

 

Sofia është kryeqyteti i Bullgarisë dhe ndodhet në pjesën perëndimore të vendit, afër malit Vitosha. Pikat historike të qytetit pasqyrojnë më shumë se 2000 vjet histori, duke përfshirë periudhat greke, romake dhe osmane.

 

Një falënderim i veçantë shkon për ambasadoren tonë shqiptare në Sofje, znj. Donika Hoxha, e cila ishte shumë mbështetëse gjatë gjithë procesit.

 

Rezervimet për fluturimet mund të bëhen online në gullivair.com ose përmes agjencive të udhëtimit.

Publikuar nga

TIA në 22 Prill 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Publikimet
më të fundit

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Fly from Tirana to Sofia with Gulliv Air. Starting From 62 Euro

Learn more

Air Albania

We bring you closer to Europe's most beloved destinations.

Learn more